Veteranët thërrasin konferencë për media
Organizata e Veteranëve të Luftës ka thirrur konferencë për media.
Kjo në kohën e njëjtë kur do të ketë konferencë edhe kryetarja e Gjykatës Speciale.
“Në një kohë kur zërat kundër vlerave të luftës po shtohen, ju ftojmë të mos u jepet hapësirë interpretuesve të historisë sonë, por të jeni aty ku thuhet e vërteta, aty ku flasin përfaqësuesit legjitimë të asaj që kemi kaluar si popull”, shkruhet në njoftimin për media të OVL – UÇK-së.