Vetëgjyqësi: "Guri i Nënës Pashkë", tashmë objekt hetimi i Prokurorisë
Janë bërë më shumë se një javë prej kur është hequr Guri Përkujtimor i Pashkë Markut nënës që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga kriminelët serbë, në Korenicë të Gjakovës.
Ky gur ishte hequr me bager nga pronari i tokës ku ishte vendosur. Tashmë me këtë çështje po merret Prokuroria. Rasti është cilësuar si Vetëgjyqësi.
E plotë:
Është pranuar informatë se në lokacionin e cekur është lëvizur një guri përkujtimor i cili ishte i vendosur në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është njoftuar Agjencioni për Menagjimin e Monumenteve Memoriale. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.