Vetaksident në Fushë Kosovë, lëndohen tre persona - NACIONALE

Vetaksident në Fushë Kosovë, lëndohen tre persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Miradi të Fushë Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 15:20 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Miradi. Njësia e trafikut ka njoftuar se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.

Njësia e trafikut është marrë me procedurat lidhur me aksidentin.

Lajme të ngjashme