Vet i pesti në gjykatë: Albin Kurtin e ruajnë katër truproja edhe brenda sallës së gjyqit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot është paraqitur në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Në seancën ku veteranit i UÇK-së, Faton Klinaku, akuzohet për kanosje ndaj tij, Kurti nuk ka shkuar vetëm.
Edhe brenda sallës ai po ruhet nga disa truproja.
Gazeta Nacionale që po e përcjell nga afër këtë seancë ka parë 4 truproja që po i qëndrojnë afër kryeministrit në detyrë.
Dy nga ta janë ulur në ulëset e sallës, duke i qëndruar mbrapa. Një po i qëndron anash në këmbë dhe një tjetër të hyrja e sallës.



