Vërshimet pas reshjeve të shiut, Vushtrria aktivizon Shtabin Emergjent
Komuna e Vushtrrisë e ka aktivizuar Shtabin Emergjent. Kjo pas vërshimeve të fundit dhe reshjeve të dendura të shiut.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Ferit Idrizi, nëpërmjet njoftimit në rrjetet sociale.
“NGRITJA E GATISHMËRISË EMERGJENTE Për të përballuar situatën emergjente në të cilën ndodhemi, kam nxjerr vendim për: Ngritjen e Gatishmërisë Emergjente dhe vendim për formim të Shtabit për Gatishmërinë Emergjente”, ka shkruar Idrizi.
Ndryshe, i pari i Vushtrrisë ka bërë të ditur se gjendjen aktualisht e kanë nën kontroll.