Vërshimet në Malishevë e bëjnë të pakalueshme rrugën të Ura e Mirushës - NACIONALE

Vërshimet në Malishevë e bëjnë të pakalueshme rrugën të Ura e Mirushës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rruga të Ura e Mirushës në Komunën e Malishevës për momentin është e pakalueshme për vetura të vogla, për shkak të vërshimeve nga reshjet e shiut.

Kështu ka bërë të ditur, nënkryetari i kësaj komune, Vesel Krasniqi.

Të dashur qytetarë të Komunës së Malishevës, ju njoftojmë se deri në këto momente të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç te ura e Mirushës kalimi me vetura të vogla është i pa kalueshëm”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Tutje ai ka falënderuar Policinë, Zjarrfikësit dhe kompaninë “ Ndërtimi-ING” SHPK , të cilët mundësuan që rrugët të jenë të kalueshme.

Lajme të ngjashme