Vërshime të mëdha, kryetari i Tropojës alarmon: Janë në rrezik banesat - NACIONALE

Vërshime të mëdha, kryetari i Tropojës alarmon: Janë në rrezik banesat

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Tropojës, Rexh Byberi, ka ngritur alarmin se ka rrezik nga vërshime të mëdha në këtë komunë.

Sipas tij, në rrezik janë edhe banesat. Krejt kjo pas reshjeve të mëdha të shiut orëve të fundit.

POSTIMI:

Situate emergjente e tejskajshme ne Tropoje.

Shiu i panderprere prej dy ditesh shoqeruar me stuhi e rrebeshe po sjell deme te medha ne Tropoje.

Ndodhem se bashku me stafin tim prej mesnate ne Njesine Adiministrative 📍Bytyç ku po monitorojme situaten.

Jo vetem rruget,kanalizimet, jane te tejmbushura por nga gerryerjet dhe shembjet e medha jane ne rrezik banesat e qytetareve.

Gjendja me ❌alarmante eshte ne fshatin 📍Vlad por pothuajse ne te gjithe territorin e Bashkise pershkallezimi po shkon drejt nje katastrofe natyrore.

Apeloj ne menyre urgjente jo vetem prane institucioneve pergjegjese shteterore por dhe tek secili banor i Tropojes per kujdes te shtuar dhe solidaritet.

Kujdesi me i madh duhet te jete tek rezervuaret e tejmbushur te cilet rrezikojne ne raste si ky.

Ne jemi e do te jemi prane qytetareve kudo ku jane ne veshtiresi me mjetet dhe burimet tona njerezore qe te perballojme kete situate te rende e te papritur.

Lajme të ngjashme