Verifikimi i votave në Mitrovicë tregon tendencën e dëmtimit të Tahirit të PDK-së: Express sjell foto që dëshmojnë parregullsitë
Në procesin verifikimit të votave për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut në Qendrat e Komunale janë evidentuar disa parregullsi.
GazetaExpress ka publikuar fotografi të cilat tregojnë tendencën për të dëmtuar kandidat e PDK-së për kryetar të kësaj komune, Arian Tahiri.
Fotografitë e publikuar evidentojnë huqjen e numrit të votave për kandidatin e PDK-së, fletëvotime të dëmtuara dhe mungesë të numrave serikë.
Në njërën nga fotografitë shihet se gjatë procesit të verifikimit ka pasur ndryshim rezultati për Tahiri e PDK-së.
Derisa gjatë numërimit, Tahiri i janë shënuar 207 vota në një vendvotim, në verifikim në QKN atij i kanë rezultuar 214.
Po ashtu, shihen se si janë dëmtuar disa fletëvotime ku ka qenë i votuar Arian Tahiri.

