Verdikti i Speciales për ish-krerët e UÇK-së, Policia prezanton masat për të mërkurën - NACIONALE

Verdikti i Speciales për ish-krerët e UÇK-së, Policia prezanton masat për të mërkurën

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për 16 shatorit, ditën kur Gjykata Speciale do të shpall verdiktin për ish-krerët e UÇK-së.

Përmes një komunikate për media, policia ka treguar se ka ndërmarrë masa të sigurisë lidhur me zhvillimet e parapara për 16 shtator.

Policia ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masat e nevojshme policore për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit publik.

“Policia e Kosovës, lidhur me zhvillimet e parapara për datën 16 shtator, ku pritet të merret verdikti përfundimtar i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka ndërmarrë masat e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit e qetësisë publike si dhe mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve që parashihen”, është thënë në komunikatë.

Policia ka bërë të ditur se ka zhvilluar takime informuese dhe koordinuese me strukturat përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Sipas praktikave të mëhershme të ndërtuara, me qëllim të mirëmbajtjes dhe avancimit të partneritetit, kur pritet të ketë zhvillime, aktivitete apo tubime publike, menaxhmenti i PK-së mban takime informuese dhe koordinuese me drejtorët e departamenteve, divizioneve dhe drejtorët e drejtorive rajonale, përfshirë edhe takime me partnerë ndërkombëtarë, si: KFOR, EULEX, përfaqësues nga Ambasada Amerikane, Zyra e BE-së dhe OSBE-ja”, thuhet në komunikatë, duke dhënë detaje tjera.

“Një takim i tillë u mbajt edhe sot në Drejtorinë e Përgjithshme të PK-së, ku u prezantua plani dhe angazhimet policore lidhur me zhvillimet e parapara që ndërlidhen me datën 16 shtator”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme