Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan me sëpatë - NACIONALE

Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan me sëpatë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për përcaktimin e një muaji paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan e tij me sëpatë.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ajo ka thënë se sot është mbajtur seanca dëgjimore dhe se gjyqtari ka vendosur për masën e paraburgimit për një muaj.

Sot është mbajtur seanca dëgjimore dhe gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaj” – ka thënë Gashi.

Ndryshe, Gazeta Nacionale dje ka raportuar për këtë rast.

Në bazë të raportit zyrtar të Prokurorisë, ngjarja makabre ndodhi diku në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, kanë thënë nga Prokuroria në njoftimin e saj.

Lajme të ngjashme