Vendimi për Manastirin e Deçanit, zyrtarja e KiE vlerëson përmbushjen e vendimit të Kushtetueses nga institucionet - NACIONALE

Vendimi për Manastirin e Deçanit, zyrtarja e KiE vlerëson përmbushjen e vendimit të Kushtetueses nga institucionet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Kreshnik Ahmeti, priti në takim Shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennesy.

Hennesy vlerësoi përmbushjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga institucionet e Kosovës që lidhen me çështjen e pronave të Manastirit të Deçanit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ajo theksoi se kjo përbën njb hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe si një mesazh të fuqishëm që shërben si dëshmi e gatishmërisë së Kosovës për t'u anëtarësuar në Këshillin e Evropës..

"Nga ana e saj Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë znj. Hennesey, shprehu kënaqësinë për emërimin e saj në këtë pozitë dhe realizimin e takimit, veçanërisht në këtë kohë të dinamizmit të raporteve Kosovë – Këshill të Evropës, duke ofruar gatishmërinë e saj për bashkëpunim të plotë dhe shtyrjen përpara të projekteve konkrete e që janë në fushëveprim dhe mandat të kësaj zyre. Në veçanti znj. Hennesey, shprehu përgëzimin për institucionet e Republikës së Kosovës për implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pronat e Manastirit të Deçanit, duke shtuar se ky është sinjal dhe mesazh i fuqishëm që Kosova është e gatshme t’i bashkohet Këshillit të Evropës, si institucion i cili ndër të tjerash ka fushëveprim edhe sundimin e ligjit." - thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lajme të ngjashme