Vendimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Murati: Cilido vendim do të ketë ndikim në skenën politike - NACIONALE

Vendimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Murati: Cilido vendim do të ketë ndikim në skenën politike

15 orë më parë

nga NACIONALE

Ligjëruesi i shkencave politike, Valon Murati, ka folur për ndikimet që mund të ketë në skenën politike të Kosovës vendim i Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselitn, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Ai ka vlerësuar se cilido qoftë vendimi i kësaj gjykate ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të ketë ndikim në skenën politike të Kosovës.

Në emisionin “Konfront” në KTV, ka thënë se ndikimin më të madh natyrisht do ta ketë PDK-ja.

“Një tjetër variabël që prek mundësitë e ndryshimeve është se çka do të ndodhë me vendimin e Dhomave të Specializuara në shtator, cili do të jetë vendimi. Por cilido që të jetë vendimi do të ketë një ndikim në skenën politik, qoftë nëse krerët kthehen. Do të jetë e rëndësishme për PDK-në nëse kthehet Hashim Thaçi e Kadri Veseli edhe nëse nuk futen në politikë, ndikimi do të jetë edhe nga energjia që do të jap kthimi i tyre”, ka thënë Murati.

Lajme të ngjashme