Vendimi i Qeverisë për uljen e pagave, KGJK-ja thërret mbledhje
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Betimi për Drejtësi, duke cituar burime brenda KGJK-së, ka raportuar se në mbledhje do të diskutohet situate e krijuar dhe hapat që do të nërmerren rreth këtij vendimi.
Sipas raportimit të këtij mediumi, mbledhja pritet të fillojë në orën 16:00.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës vendoi të mërkurën që t’i kthejë këto paga siç ishin në vitin 2017, para se të rriteshin nga kryeministri Kurti.
Në një konferencë për media, Kurti e cilësoi si të “paligjshëm”, vendimin e atij viti për ngritjen e pagave.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese në vitin 2018 nuk kishte gjetur ndonjë shkelje në vendimin e Qeverisë Haradinaj.
