Vendimi i Kushtetueses për Statutin e ShSKUK-së, Zemaj: Paaftësia e Kurtit me Vitinë ka pasoja të rënda për qytetarët dhe pacientët
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth Statutit të ShSKUK-së, Armend Zemaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës e kualifikoi për “paaftësi dhe keqmenaxhim” qeveritar të sektorit të shëndetësisë.
Zemaj tha se qeverisja e Albin Kurtit me Arben Vitinë në shëndetësi, veçse kanë prodhuar “pasoja të rënda për qytetarët dhe pacientët”.
Postimi i Zemajt:
Paaftësia dhe keqmenaxhimi në sektorin e shëndetësisë gjatë këtyre katër viteve nga qeveria Kurti dhe ministri i saj i Shëndetësisë kanë prodhuar pasoja të rënda për qytetarët dhe pacientët në vendin tonë.
Kemi parë një tendencë të mbuluar me mashtrime, e shpesh të realizuar në mënyrë perfide, për të dobësuar sektorin publik shëndetësor dhe për të forcuar interesat e sektorit privat.
Sot, kjo qasje u ndalua nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me ndryshimet e reja nga statuti i ri i SHSKUK-së të cilat zvogëlonin ofrimin e sherbimeve shëndetësore dhe krijonin pabarazi në mes të sektorit publik dhe atij privat shëndetsor.
Katër vite pa ligj të ri të shëndetësisë dhe pa strategji të re për shëndetësinë kanë krijuar dëme që nuk janë të lehta për t’u riparuar. Ky menaxhim më shumë ka reflektuar interesat e grupeve të ndryshme farmaceutike sesa shërbimin në interes të qytetarëve dhe pacientëve.
P.S.
Këtu është linku i aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila aprovoi kërkesën e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, kërkesë që e kam mbështetur edhe unë me komente drejtuar Gjykatës Kushtetuese si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi.