Vendi i dytë më i varfër në Evropë, Murati vazhdon pretendimin se Qeveria e Vetëvendosjes ia kaloi Moldavisë
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, reagoi ndaj raportimeve mbi renditjen e Kosovës si vendi i dytë më i varfër në Evropë sipas të dhënave të FMN-së, duke akuzuar opozitën dhe mediat.
"Kur qeverisnin partitë e bllokut opozitar, Kosova ishte fundit në listë sipas të dhënave të FMN-së. Këtë fakt nuk po e përmendin sot fare," shkroi Murati në Facebook.
Ai tha se qeverisja aktuale ka arritur rritjen ekonomike më të shpejtë në rajon, duke ngushtuar diferencën me vendet tjera, por pranoi se një mandat nuk mjafton për të dalë më lart në renditje.
Të dhënat e FMN-së thonë të kundërtën, Moldavia ishte edhe para qeverisjes së Vetëvendosjes vendi më i varfër në Evropë.