Veliaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka vizituar sot ish-krerët e UÇK-së që ndodhën në Hagë.
Lajmi është bërë i ditur nga Laert Kola, i cili ka thënë se në këto takime është diskutuar për betejën e fundit të krerëve të UÇK, drejtësinë që duhet të shërbehet në mënyrë të drejtë e të shpejtë e kohën kur e mira e shqiptarëve ishte mbi logot e partive.
“Sot në Hagë, ku takuam simbolet e UÇK, Thaci & Selimi. Diskutuam për betejën e fundit të krerëve të UÇK, drejtësinë, që duhet të shërbehet në mënyrë të drejtë e të shpejtë e kohën kur e mira e shqiptarëve ishte mbi logot e partive. Parime të shtrenjta, sidomos në kohë të vështira.” – ka shkruar Kola në Twitter.
Veliaj ka vizituar edhe më parë krerët e UÇK-së në Hagë, ku ishte takuar me takoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Kreu i Tiranës këtë vizitë e kishte bërë në tetor të vitit 2022, ku ishte i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Enver Hoxha.
Sot në Hagë, ku takuam simbolet e UÇK, Thaci & Selimi. Diskutuam për betejën e fundit të krerëve të UÇK, drejtësinë, që duhet të shërbehet në mënyrë të drejtë e të shpejtë e kohën kur e mira e shqiptarëve ishte mbi logot e partive.Parime të shtrenjta, sidomos në kohë të vështira! pic.twitter.com/AtvZS9UHc3
— leart kola (@KolaLeart) June 24, 2023
