Vela: Vuçiqi po nxit tensione në veri, po kërkon t`i bllokojë zgjedhjet - NACIONALE

Vela: Vuçiqi po nxit tensione në veri, po kërkon t`i bllokojë zgjedhjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Vela, shef i stafit të Presidentes, ka reaguar ndaj takimit që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur sot me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Ai ka kritikuar presidentin serbe për këtë takim, duke thënë se ai po i nxit serbët për tensione në pjesën veriore.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se në këtë mënyrë Vuçiqi po e shkel marrëveshjen e Brukselit.

“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq) përdorë Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë: Vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS. Bën kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës. Kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit”- ka shkruar Vela.

Lajme të ngjashme