Vedat Muriqi shënon gol të bukur për epërsinë e Mallorcas
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka arritur të shënoi një gol të bukur për skuadrën e tij Mallorca, në ndeshjen ku skuadra e tij po e mposhtë Rayo Vallecanon momentalisht me rezultat 1:0.
Ishte një harkim i bukur nga Dani Rodriguez nga krahu i majtë, ku gjeti kokën e sulmuesit kosovar, i cili goditi fort për të shënuar.
Ky gol për Vedatin është goli i dytë në këtë sezon, pas golit të shënuar në ndeshjen e kaluar ndaj Real Betisit.