Vdiq personi i cili u lëndua me paragllajd në Istog
Ka vdekur një person i cili u lëndua sot gjatë ditës derisa ishte duke bërë disa manovrimeve me paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij në Istog.
Lajmin për mediat e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Istog, me datë 29.01.2025 rreth orës 10:48, ёshtё njoftuar se në fshatin Sine – Istog, një person gjerë sa ishte duke manovruar-riparuar një paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij, kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet kompetente policore, Prokurori i shtetit dhe auto ambulanca e cila e ka transportuar të lënduarin për në Spitalin Rajonal në Pejë. Për shkake të gjendjes së rëndë, viktima është dërguar për tretman në QKUK në Prishtinë, ku më pas është konfirmuar se ka ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë u kthehet familjarëve për ceremoninë e varrimit.”, thuhet në përgjigje.