Vdes grabitësi që u plagos në Veternik
Një tentativë grabitjeje e ndodhur më 17 mars në një qendër tregtare në Veternik përfundoi me dy persona të plagosur.
Njëri prej tyre, i dyshuari për grabitjen, ka vdekur mbrëmjen e sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express shefi i Mjekësisë Intensive në QKUK, Shaqir Uka, i cili bëri të ditur se i plagosuri nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit.
“Po, pacienti nuk ka arritë që t;i përballoj plagëve që ka marrë me armë zjarri, pavarësisht tretmanit intensiv kirurgjikal dhe medikamentoz. Ai ka ndërruar jetë pak para orës 21:00”, tha Uka.