Vdes tetë vjeçari në Prizren, bie nga traktori të cilin po e drejtonte një 11-të vjeçar - NACIONALE

Vdes tetë vjeçari në Prizren, bie nga traktori të cilin po e drejtonte një 11-të vjeçar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tetë vjeçar ka ndërruar jetë pasi që ka rënë nga traktori në fshatin Romajë të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka treguar për Gazetën Nacionale se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, përderisa një fëmijë tjetër i moshës 11 vjeçare ishte duke drejtuar traktorin.

Në fshatin Romajë, sot rreth orës 17:30, një fëmijë ka ndërruar jetë aksidentalisht pasi që ka rënë nga traktori. Rasti ka ndodhur kur fëmija 11-vjeçar ka qenë duke e punuar arën, ndërkohë që aksidentalisht fëmija 8-vjeç bie nga traktori dhe merr lëndime vdekjeprurëse nga frezat e traktorit. Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me emergjencën”, ka thënë Bytyqi.

Aj tutje ka njoftuar se vdekjen e ka konstatuar mjeku.

Lajme të ngjashme