Vdes Sabri Popaj, njëri nga dëshmitarët në Hagë kundër Millosheviqit - NACIONALE

Vdes Sabri Popaj, njëri nga dëshmitarët në Hagë kundër Millosheviqit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka vdekur Sabri Popaj, nga fshati (Fortesë) ish-Bellacerk e komunës së Rahovecit.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij në rrjetet sociale.

Ai njihet për dëshminë e bërë në vitin 2003 kundër “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviq.

Varrimi i tij do të bëhet nesër nga ora 14:00 në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Lajme të ngjashme