Vdes një ushtar i KFOR-it në Kosovë - NACIONALE

Vdes një ushtar i KFOR-it në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një anëtar i misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, ka vdekur. Kështu kanë bërë të ditur nga ky mision, duke thënë se NATO mban zi për humbjen e një ushtari nga kontigjenti hungarez i KFOR-it.

“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it të NATO-s shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Zemra ime me për familjarët dhe miqtë e ushtarit të ndjerë dhe për të gjithë kontingjentin hungarez në Kosovë. NATO shpreh pikëllimin dhe dhimbjen për humbjen e një ushtari dhe jemi këtu për të mbështetur të dashurit dhe miqtë e tij. Bashkëluftëtarët, marinarët dhe pilotët e vazhdojnë misionin e tyre të guximshëm të mandatuar nga OKB”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Lajme të ngjashme