Vdes një person teksa ishte duke punuar, lëndohet një tjetër - NACIONALE

Vdes një person teksa ishte duke punuar, lëndohet një tjetër

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Një punëtor ka vdekur në Prishtinë, kurse një tjetër është lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ai.

Lajme të ngjashme