Vdes një person si pasojë e Covid-19, infektohen edhe 842 të tjerë - NACIONALE

Vdes një person si pasojë e Covid-19, infektohen edhe 842 të tjerë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka vdekur si pasojë e Covid-19 dhe 842 të tjerë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës përmes një komunikate për media, ku thuhet se gjatë këtyre orëve janë kryer 2 mijë e 69 testime.

Aktualisht, në vendin tonë janë 6 mijë e 418 raste aktive me Covid-19.

Ndërkaq, brenda 24 orëve janë vaksinuar 410 persona.