Vdes një person nga Reçani i Prizrenit, ra në kontakt me rrymën - NACIONALE

Vdes një person nga Reçani i Prizrenit, ra në kontakt me rrymën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një persona nga Reçani i Prizrenit ka vdekur rrugës për në spital si pasojë e kontaktit me rrymën.

Rastin për Nacionalen e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal Vesel Gashi.

“Një qytetar iu ka afruar për t’i dhënë ndihmë mjekësore. Ai e ka transportuar deri në Urgjencën e Suharekës, ku edhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen. Viktima është G.G, 1981”, tha Gashi.

“Rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”. Prokurori dhe njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, tha ai më tej.

Lajme të ngjashme