Vdes një person në Zveçan pasi humbi kontrollin gjatë vozitjes së traktorit
Një person në Zveçan dje ka vdekur si pasojë e humbjes së kontrollit gjatë vozitjes së traktorit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës (PK), personi kishte pësuar lëndime trupore e që më pas ëshë dërguar në Spitalin Rajonal, aty ku edhe kishte ndërruar jetë.
Sipas PK-së, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë:
INCIDENT ( VDEKJE E DYSHIMTË)
Zveqan 16.10.2020-17:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar duke drejtuar traktorin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin rajonal ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
