Vdes një person në Fushë Kosovë, ra prej 3 metrave lartësi në pjesën për vendosjen e liftit
Një person ka vdekur në Fushë Kosovë.
Ai ka rënë nga një distance prej 3 metrave, në pjesën për vendosjen e liftit.
Njoftimi:
Rr. Agron Rrahmani, Fushë Kosovë 22.10.2025 – NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash të një objekti në ndërtim, në pjesën për vendosjen e liftit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.