Vdes një infermier në Mitrovicë
Sot ka vdekur Xhylazim Istrefit, infermier në Sektorin e Mjekimit Urgjent të Qendrës së Mjekësisë Familjare "Dr.Nexhat Çuni" në Mitrovicë.
Këtë e ka bërë të ditur, Oda e Infermierëve të Kosovës, nëpërmjet një postimi në Facebook, të cilët kanë thënë se vdekja e parakohshme e Istrefit, i ka prekur gjithë miqtë, familjen dhe komunitetin infermieror.
“Gjithë do të kujtojnë Istrefin si një punëtor të zellshëm, dhe humanist me vyrtyte të larta njerëzore; gjithmonë i gatshëm që gjithë pacientëve t’iu ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm”, thuhet në njoftimin e Odës.
