Trajneri i Kombëtares së Kosovës U17 dhe trajneri i Trepçës ’89 shprehin ngushëllimet për vdekjen tragjike të Erion Kajtazit - NACIONALE

Trajneri i Kombëtares së Kosovës U17 dhe trajneri i Trepçës ’89 shprehin ngushëllimet për vdekjen tragjike të Erion Kajtazit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot, në ndeshjen kampionale të juniorëve mes AN dhe Trepçës ’89, ndërroi jetë futbollisti 17-vjeç mitrovicas, Erion Kajtazi. Për këtë vdekje tragjike kanë shkruar dy trajnerët, Arsim Abazi dhe Shpëtim Idrizi, që kanë përcjellur nga afër talentin e tij ndër vite.

Sulmuesi 17-vjeç i Trepçës ’89 ndërroi jetë në fushë, duke shënuar kështu një moment të madh pikëllimi për të gjithë opinionin futbolldashës dhe jo vetëm.

Arsim Abazi, trajner i Kombëtares së Kosovës U17 në rrjetin social Facebook, shkroi: “Lajm shumë i rëndë për mua për vdekjen kaq të hershme të ERJONIT. Një ndër lojtarët më të mirë që e kisha në kombëtaren U-17, do të kujtojmë gjithmonë ERJON, pusho i qet, ngushëllime Familjes KAJTAZI dhe gjithë Futbollistëve”

Ndërsa Shpëtim Idrizi, trajner i skuadrës së parë të Trepçës ’89, i cili e kishte përcjellur ndër vite karrierën e tij me të rinjtë e skuadrës mitrovicasve, tha: “Na ike herët Eri. Lus Allahun e madh që të mëshiroi në botën tjetër, prehu në paqe o shpirt i bardh”

Një reagim erdhi edhe nga trajneri i juniorëve të Trepçës '89, Seidi Onbashi, që ishte së bashku me Erionin në ndeshjen kampionale në Prizren.

“Pse Eri më mashtrove sot në mëngjes, u takuam e u nisëm për lojë, më premtove që do të shënosh edhe sot gol, e do të festojmë së bashku. Allahu të mëshiroftë, do të na mungosh Eri. Ngushllime familjes, bashkëlojtarëve, trajnerëve dhe klubit Trepça ’89.”

Kajtazi ishte një nga talentet më të mirë në grupmoshat e reja, dhe kishte rënë në sy edhe të skuadrave evropiane, ku pritej që të udhëtonte në prova te gjiganti holandez, Anderlecht.

Lajme të ngjashme