Vdes një burrë pasi u rrëzua nga objekti ku po punonte, arrestohen pronari i firmës dhe i pronës në Lipjan - NACIONALE

Vdes një burrë pasi u rrëzua nga objekti ku po punonte, arrestohen pronari i firmës dhe i pronës në Lipjan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë ka vdekur në vendin e punës në Lipjan.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima ka ndërruar jetë në QKUK derisa po trajtohej nga lëndimet që kishte pësuar nga rrëzimi prej objektit ku po punonte.

Policia ka arrestuar pronarin e firmës ndërtimore dhe pronarin e pronës.

Raporti i plotë:

ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Lipjan 03.07.2024 – 15:47. Një mashkull kosovar ka ndrruar jetë në QKUK derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.

Lajme të ngjashme