Vdes në vendin e punës nënoficeri i FSK-së, Muhamet Beqiri
Ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës, Muhamet Ramiz Beqiri.
Lajmin e ka bërë të ditur FSK-ja nëpërmjet një komunikate për media.
Njoftimi:
Njoftim
Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Muhamet Ramiz Beqiri
Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve e pjesëtarëve të FSK-së.
Ndërsa për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni me kohë.