Vdes në QKUK burri që po trajtohej pasi kishte rënë në një pusetë të hapur në Prishtinë - NACIONALE

Vdes në QKUK burri që po trajtohej pasi kishte rënë në një pusetë të hapur në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vdekur në QKUK një burrë që kishte pësuar lëndime pasi kishte rënë në një pusetë në Prishtinë.

Ai po trajtohej që nga 9 gushti në QKUK.

Rasti është hapur si “asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse”.

Raporti i plotë:

ASGJËSIM, DËMTIM APO HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE

Prishtinë / 09.08.2024 – 21:30. Më 19.08.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi kishte rënë në një pusetë të hapur më 09.08.2024. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.

Lajme të ngjashme