Vdes gruaja nga Graçanica, u rrah nga bashkëshorti dy ditë më parë
Radio Evropa e Lirë raporton për vdekjen e një gruaje me incialet M.ZH., nga fshati Gushterica e Poshtme e Komunës së Graçanicës.
Gruaja ka ndërruar jetë në QKUK, pasi burri i saj e kishte rrahur, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
“Fatkeqësisht, ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ajo kishte një hemorragji në tru nga lëndimet e rënda, dhe ne nuk mundëm ta operonim në atë gjendje. Ajo ishte në makineri 24 orë në ditë”, tha Naser Syla, drejtor i Qendrës Emergjente në Prishtinë.
Siç raporton REL, "M.Zh., e lindur më 1983, ishte transferuar në Prishtinë nga Qendra Spitalore Klinike në Graçanicë, ku u pranua në gjendje të rëndë mbrëmjen e 31 korrikut".