Vdes Bozhidar Deliq - Nënkryetar i Kuvendit të Serbisë, i dyshuar për krime lufte në Kosovë - NACIONALE

Vdes Bozhidar Deliq - Nënkryetar i Kuvendit të Serbisë, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vdekur Bozhidar Deliq, general i Ushtrisë së Serbisë, dhe së fundmi i emëruar nënkryetar i Kuvendit në Serbi.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të partisë së Deliqit për gazetën serbe B92, transmeton Nacionale.

ish-gjenerali ushtarak, Bozhidar Deliq, ishte komandant i një brigade të Ushtrisë Jugosllave gjatë luftës në Kosovë.

Ai ishte lider i koalicionit të së djathtës, NADA (Shpresa) para zgjedhjeve në Serbi, që u mbajtën më 3 prill të këtij viti.

Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, Bozhidar Deliq ishte komandant i Brigadës së 549 të Ushtrisë Jugosllave.

Në zonat ku Deliq kishte qenë komandant, ishin kryer masakra të mëdha në Kosovë.

Ndaj tij ishin ngritur disa herë edhe kallëzime penale.

Lajme të ngjashme