Vdes 7-vjeçari nga Gjakova pasi ra në kontakt me rrymën
Një djalë i moshës 7 vjeçare nga Gjakova, ka vdekur të dielën rreth orës 19:20 në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Ai ishte duke u trajtuar në spital si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, ku pas kësaj ndërroi jetë, thonë nga policia atje.
“Me datën 21.02.2022 rreth orës 19:20 nga Spitali Rajonal në Gjakovë është pranuar informacion se viktima, mashkull i lindur në vitin 2015, i cili ishte duke u trajtuar në spital si pasojë e kontaktit me energji elektrike, kishte ndërruar jetë. Njësitet relevante të policisë janë duke e trajtuar rastin si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, thonë nga policia e Gjakovës.