Vdes 32-vjeçari në Prizren, dyshohet se ra në kontakt me rrymën gjatë orarit të punës - NACIONALE

Vdes 32-vjeçari në Prizren, dyshohet se ra në kontakt me rrymën gjatë orarit të punës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një punëtor ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës sot në Prizren.

Punonjësi dyshohet se humbi jetë si pasojë e plagëve të rënda trupore gjatë orarit të punës nga kontakti me rrymën.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Prizrenit, punëtori është transportuar në spitalin e Prizrenit rreth orës 02:00 pasi ka pësuar lëndime elektrike gjatë punës.

Pavarësisht trajtimit mjekësor, punëtori ka vdekur disa orë më vonë.

"Rreth orës 2 të mëngjesit është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim, ku i njëjti ka pasur kontakt me rrymë, dhe më pas ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit”, tha zëdhënësi për Nacionalen.

Ai bëri të ditur më tej se Prokuroia ka nisur hetimet për veprën “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria si dëmtim dhe asgjësim i mjeteve në punë”, tha ai.

Lajme të ngjashme