Vdekjea e 27-vjeçarit në Lipjan, IPK konfirmon arrestimin e pesë zyrtarëve policorë - NACIONALE

Vdekjea e 27-vjeçarit në Lipjan, IPK konfirmon arrestimin e pesë zyrtarëve policorë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka konfirmuar arrestimin e pesë zyrtarëve policorë, përfshirë një rreshter dhe katër policë, lidhur me incidentin tragjik që ndodhi në Lipjan, ku një qytetar humbi jetën.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të gjithë zyrtarët e arrestuar.

Inspektorati Policor tha po vazhdon hetimet dhe do të ndërmarrë veprime të tjera hetimore për të ndriçuar të gjitha aspektet e këtij incidenti dhe për të siguruar prova shtesë, përfshirë ato mjeko-ligjore.

Lajme të ngjashme