Vdekja në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, pezullohen nga puna Drejtori dhe zëvendësi i tij
Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se ka pezulluar nga puna Drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan si dhe Zëvendësdrejtorin e kësaj qendre. Krejt kjo, për tu kryer hetimet e mëtutjeshme, për vdekjen e një të burgosuri, i cili u gjet pa shenja jete sot rreth orës 12:40
Njoftim nga SHKK
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se ka pezulluar nga puna, Drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Sh.S , Zëvendësdrejtorin e kësaj qendre, F.H, mbikëqyrësin F.L dhe zyrëtarin korrektues, M.H.
Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës vendosë pezullimin e nëpunësve civil për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të shqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me rastin dhe përgjegjësitë e tyre. thuhet në njoftim.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar me Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, por nga aty na është thënë se nuk guxojnë të japin detaje nga rasti.