Vdekje e dyshimtë në Malishevë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po e heton vdekjen e një burri nga Komuna e Malishevës.
Sipas policisë, viktima ishte sjellur pa shenja jete në spitalin e Malishevës.
Raporti i plotë i PK-së:
HETIM I VDEKJES
Malishevë, 16.07.2022-23:40. Është raportuar se në emergjencën e Malishevës nga familjarët është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IMP për Obduksion.