Vdekja e tre qytetarëve në aksident, sot ditë zie në Vushtrri - NACIONALE

Vdekja e tre qytetarëve në aksident, sot ditë zie në Vushtrri

6 orë më parë

nga NACIONALE

Komuna e Vushtrrisë e ka shpallur të martën ditë zie, pas vdekjes së tre qytetarëve në një aksident.

Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi ka bërë me dije se janë anuluar aktivitetet e parapara për sot.

“Me vendim të Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dita e sotme është shpallur Ditë Zie në territorin e Komunës së Vushtrrisë, në shenjë nderimi dhe pikëllimi për humbjen tragjike të jetës së bashkëqytetarëve tanë, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani.”, thuhet në njoftimin e komunës së Vushtrrisë.

Sipas vendimit, obligohen të gjitha institucionet publike dhe subjektet afariste në Komunën e Vushtrrisë që, gjatë ditës së sotme, flamujt t’i vendosin në gjysmështizë.

“Po ashtu, gjatë ditës së sotme pezullohen të gjitha aktivitetet politike, kulturore dhe sportive në Komunën e Vushtrrisë. Në këto momente të rënda, u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve Tërnava dhe Shabani dhe bashkëndjejmë dhimbjen për këtë humbje të rëndë.”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme