Vdekja e të riut në Ujman, Rama: Po politizohet një rast fatkeqësie
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, deklaroi në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës se operacioni për gjetjen e trupit të 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit u bë objekt i politizimit, një fenomen që, sipas tij, ka ndikim të dëmshëm në motivimin e anëtarëve të FSK-së.
Rama theksoi se politizimi i këtij incidenti nuk i shërben as interesave të shtetit dhe as institucionit përgjegjës për realizimin e detyrave të tij.
“E keqja e kësaj është që politizohet ky rast fatkeqësie. Të politizohet kjo është diçka që realisht nuk mundesh me marrë me mend se cila është arsyeja”, tha Rama.
Ai theksoi gjithashtu se Ushtria e Kosovës dhe misioni i saj janë të destinuara për të shërbyer për atdheun dhe jo për agjendat e partive politike.