Vdekja e Sahit Jasharit, ceremonia e varrimit do të mbahet sot në ora 16:00 në Prekaz - NACIONALE

Vdekja e Sahit Jasharit, ceremonia e varrimit do të mbahet sot në ora 16:00 në Prekaz

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ceremonia e varrimit të Komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari, do të mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Në njoftimin janë treguar edhe aktivitetet që do të organizohen nga Komuna e Skenderajt dhe familja Jashari.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot në ora 16:00 në Prekaz.

Këto janë aktivitetet që do të organizohen nga Komuna e Skenderajt dhe familja Jashari:

Homazh pranë arkivolit:

Data: 12 qershor 2026

Ora: 11:30 - 14:00

Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.

Mbledhja komemorative:

Data: 12 qershor 2026

Ora: 14:00

Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.

Varrimi i të ndjerit:

Data: 12 qershor 2026

Ora: 16:00

Vendi: Varrezat e lagjes Jashari, Prekaz.

E pamja e familjes Jashari:

Data: 13 dhe 14 qershor 2026, nga ora 08:00 -16:00.

Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.

Lajme të ngjashme