Vdekja e punëtorëve të KEK-ut, Behrami: Kurti nuk shkoi as në vendngjarje, as te familjet - NACIONALE

Vdekja e punëtorëve të KEK-ut, Behrami: Kurti nuk shkoi as në vendngjarje, as te familjet

7 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për, siç ka thënë ai, mungesë reagimi pas vdekjes së punëtorit të katërt të KEK-ut.

Në një postim në Facebook, Behrami ka bërë një krahasim mes Kurtit dhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi, duke rikujtuar shpërthimin në KEK në vitin 2014, ku humbën jetën dy punëtorë.

Sipas Behramit, Thaçi kishte shkuar në vendin e ngjarjes pak minuta pas shpërthimit, pavarësisht rrezikut, kishte shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe kishte anuluar aktivitetet e fushatës së ditës së nesërme në shenjë respekti.

Në anën tjetër, Behrami pretendon se Kurti nuk ka vizituar KEK-un apo familjen e punëtorit të fundit që humbi jetën dhe se nuk ka reaguar as në rrjetet sociale.

“Zero empati për punëtorët e KEK-ut”, ka shkruar Behrami, duke e cilësuar këtë si dallimin mes, sipas tij, “një burrështetasi dhe një populisti”.

Lajme të ngjashme