Vazhdon ulja e çmimit të naftës në Shqipëri - NACIONALE

Vazhdon ulja e çmimit të naftës në Shqipëri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur që sërish të ul çmimin e naftës. Sipas bordit 1 litër naftë do të tregtohet me 4 Lekë më pak. Në pikat e karburanteve një litër nafta do të blihet me 216 Lekë nga 220 Lekë që ishte nga mbledhja e 6 gushtit.

Çmimi i benzinës është rritur me 1 Lekë. Nga 199 Lekë që ishte pak ditë më parë, një litër benzinë tashmë do të tregtohet me 200 Lekë.

Ndërsa, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar. Në pikat e karburanteve në vend, 1 litër gaz do të tregtohet me 80 Lekë. Kjo ulje e lehtë e çmimit të karburanteve në Shqipëri, vjen në një kohë kur në tregjet ndërkombëtare ka pësuar ulje drastike.

Lajme të ngjashme