Vazhdon ironia me mungesën e rrymës: A do botës rrymën me ia ndalë, merr nja dhjetë kosovarë
Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Shkëlzen Dragaj, e ka vazhduar ironinë me krizën energjetike që e ka kapluar Kosovën, edhe pse verë.
Dragaj ka përshtatur vargjet e Fan Nolit ku poeti thotë “A të duhen luftëtarë? a do botës t’i vesh zjarr?... Merr nja dhjetë Kosovarë!”.
Ndërkohë që ish-këshilltari i Veselit ka thënë “A do botës rrymën me ia ndalë, merr nja dhjetë kosovarë”.
Reduktimet në Kosovë kanë filluar me ditën e sotme. Ndërkohë që populli po përballet me dy orë pa rrymë e gjashtë të tjera me rrymë.
