Vazhdon edhe natën kërkimi për të moshuarin e zhdukur që vuan nga demenca, Xhafer Raçi
Ekipet e shpëtimit po e vazhdojnë edhe në orët e natës kërkimin për të moshuarin 78-vjeçar nga Prishtina, Xhafer Raçi.
Në një fotografi të siguruar nga gazeta “Nacionale” shihen punëtorët e shpëtimit duke u përgatitur për kërkim natën, me ndihmën e ndriçimit artificial.
Fotografi i Nacionales i ka parë ekipet e kërkim-shpëtimit duke kërkuar nëpër Prishtinë edhe gjatë ditës afër Rrugës “Sali Abazi”.
Sipas familjarëve, i moshuari u largua të enjten rreth orës 08:00 nga shtëpia dhe nuk dinë më asgjë për vendndodhjen e tij.
Familjarët kanë bërë të ditur se e kanë raportuar rastin në Policinë e Kosovës dhe se i moshuari vuan nga demenca.
Ata kanë kërkuar që kushdo që ka ndonjë informatë për vendndodhjen e familjarit të tyre, të lajmërohen në numrin e telefonit: +383 44 737 900.