Vazhdon debati, zv.ministri i Kurtit i thotë Latifit se është për veterinari: Aty duhet të trajtohesh - NACIONALE

Vazhdon debati, zv.ministri i Kurtit i thotë Latifit se është për veterinari: Aty duhet të trajtohesh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arbër Vokrri, zëvendësministër në Ministrinë e Pushtetit Lokal, ia ka kthy edhe një herë përgjigjen Blerim Latifit, profesor i filozofisë në UP dhe analist në T7.

Edhe në këtë përgjigje, sërisht ka sulme ad hominem.

Vokrri ka shkruar se Latifi duhet të trajtohet në veterinari, duke shkruar në fund një thurrje #MadCoëDisease (sëmundja e lopëve të çmendurave).

“Blerim, kam studiu mjekesi dhe po te kursej nga diagnoza (se e verteta nganjehere dhemb teper), mirepo po te ndihmoj pak...je per veterinari, aty duhet te trajtohesh.

Si zv.minister une mbaj qendrime parimore dhe nje konsistence. Krejt ndryshe nga ti qe si keshilltar politik ke mbajte symbylltaz qendrime te liderve, ke aprovu gjithmone e gjithçka mbare e prape. O i mjere, si nuk e shfaqe Seneken ku duhet dhe Sokratin ku ishte nevoja.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme