Vazhdon aksioni në Brezovicë, sekuestrohen disa vila
Po vazhdon aksioni i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për ndërtimet në zonën e Brezovicës.
Si rezultat, deri më tash janë sekuestruar rreth 10 vila, raporton Nacionale.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Ferizajt, Rasim Maloku.
Aksioni do të vazhdojë. Deri më tash nga ky aksion janë arrestuar me dhjetëra persona, përfshirë edhe zyrtarë të komunë së Shtërpcës e të Ministrisë së Mjedisit.