Vazhdon aksioni në Brezovicë: Hetohen ndërtimet në zonat e mbrojtura - NACIONALE

Vazhdon aksioni në Brezovicë: Hetohen ndërtimet në zonat e mbrojtura

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria e Ferizajt po e vazhdon aksionin në Brezovicë.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria nëpërmjet një komunikate për media.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke realizuar një inspektim në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica””, thuhet në komunikatë.

“Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, përfundon komunikata.

Lajme të ngjashme